Investimet në Ballkan

Ne mundësojmë biznesin tuaj në Europën Juglindore.
- Investimet në Ballkan

Shtetet Ballkanike janë duke u bërë alternativë dhe lokacion atraktiv përkundër transferimeve të industrisë dhe biznesit për në Europën Lindore dhe regjioneve Aziatike. Duke ofruar përqindje atraktive të taksave, promovime inovative të vendit dhe rroga të ulta, Shtetet Ballkanike bëhen opcione interesante në garën në mes të regjioneve. Një numër i madh i popullatës që ka edukim dukshëm më të lartë me origjinë nga Europa Juglindore jeton në Zvicër, Gjermani dhe Austri. Ato janë një vlerë e çmuar gjatë hyrjes (paraqitjes?) në tregjet e reja dhe gjatë ndërtimit të kushteve të reja të prodhimit, poashtu nuk ekzistojnë shumë ndryshime kulturore në mes të Europës së Mesme dhe Ballkanit. Në ndërkohë regjioni posedon lidhje shumë të mira transporti për në Europën Qendrore.

Këto janë kushte shumë të mira për tu afirmuar në lidhjet e zhvillimit të biznesit me Ballkanin. A mendoni ti eksportoni prodhimet tuaja në regjionin e Europës Juglindore? A jeni duke identifikuar tregje të reja prokurimi? A doni ti transferoni shërbimet apo një pjesë të prodhimit ashtu që ti reduktoni shpenzimet direkte të prodhimit? A konsideroni blerjen e një kompanie vendore si një opcion strategjik për ta pozicionuar biznesin tuaj në tregun e Europës Juglindore? 

Ne ju këshillojmë lidhur me themelimin dhe zhvillimin afatgjatë të lidhjeve tuaja të biznesit me Europën Juglindore. Prioriteti ynë janë këto shtete: Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Serbia dhe Sllovenia. Ne e vlerësojmë përvojën tonë shumë vjetore në këtë regjion, kontaktet e vlefshme me autoritetet vendore, kompanitë dhe orgnizatat dhe rrjetin tonë të gjerë të ekspertëve. Ne përpiqemi me të gjitha mundësitë tona ta drejtojmë projektin tuaj drejt suksesit.       

Ne ofrojmë:

  • Themelimin e kontakteve të biznesit në Ballkan, mundësimin e lidhjeve të tregëtisë me kompanitë në Europën Juglindore (B2B)
  • Këshillime mbi transferin, mbi biznesin dhe planifikimin e investimit në Europën Luglindore (duke përfshirë zgjedhjen e vendit; lokacionit)
  • Analizimin e tregut të shitjes dhe blerjes si dhe të konkurrencës në industrinë tuaj
  • “One-stop-shop” përkrahje dhe këshillim mbi investimet në Europën Jug-Lindore (duke përfshirë ndihmën administrative dhe ligjore), prej planifikimit të biznesit deri në implementimin e suksesshëm.
  • Konsultime mbi Fuzionet dhe Blerjet e Kompanive (M& A) në Europën Juglindore
  • Analizën e rreziqeve mbi shitblerjen e kompanisë - “Due Diligence”
  • Këshillimin mbi transportin duke përfshirë kalimin doganor.
  • Konsultimin mbi rekrutimin e volitshëm të fuqisë punëtore (menaxhment, profesionistë) dhe ofrimin e mundësive të nevojshme të trajnimit për stafin lokal
  • (Përkohësisht) menaxhimin e degës suaj të kompanisë në shtetet e jashtme.

Na kontaktoni për një bisedë jo-angazhuese me ne. Pastaj do të ju ofrojmë një Ofertë për këshillimin dhe udhëheqjen e projektit tuaj. Nëse është i nevojshëm hulumtimi paraprak, do të ju faturojmë një çmim për provizionin e ofertës sipas marrëveshjes kontraktuese.

Me që ra fjala:

Ne ofrojmë poashtu këshilla të përgjithshme për kompanitë në Europën Juglindore, të cilat planifikojnë të hapin tregje të reja në shtetet Europiane dhe veçanërisht në ato Gjermanofolëse. Oferta jonë përfshinë:  

  • Pregaditjen e planit tuaj të biznesit
  • Fillimin e biznesit, regjistrimin
  • Financat
  • Konsultimin mbi Menaxhmentin Gjeneral
  • Administrata
  • Zhvillimi i Biznesit
  • Aplikimet për kreditë dhe grante

Si përfaqësues tuaj, ne vlerësojmë poashtu mundësitë e marketingut në shtetet e jashtme, veçanërisht në Zvicër dhe Gjermani, krijojmë analizë konkurruese dhe krijojmë kontakte biznesi. Ejani në kontakt me ne për një bisedë joformale dhe kërkoni një ofertë që është  pregaditur sipas kërkesave tuaja. 




Logout

Detajet mbi kontaktin

policymakers international
Karpfenweg 17
CH-4052 Basel

Telefon: +41 61 311 83 08
Skype: policymakers international
E-mail: info@policymakers.ch

Privacy Policy