Si vendim-marrës në kompani, shoqatë apo parti ju i vendosni synimet tuaja ambicioze. Jeni të vetëdijshëm për fuqitë tuaja dhe e dini potencialin e organizatës suaj. Megjthatë, a janë kushtet kornizë optimale për arritjen e synimeve tuaja? Cilat janë kushtet, të cilat duhet të jenë në vend? Cilat zgjidhje të problemeve janë të përshtatshme dhe të realizueshme? Nëse i keni sqaruar të gjitha këto pyetje, mund ti bëni pyetje vetvetes nëse jeni të lejuar dhe duhet të ndikoni në proceset e planifikimit të politikës dhe në proceset vendim-marrëse? Si i sjellim çështjet e reja në agjendën politike (agenda-setting)? Si mund të participojmë në vendosjen e prioriteteve politike? Kush e monitoron implementimin e politikës vendimmarrëse dhe si? A kanë ndikuar ndryshimet politike në përparimin e dëshiruar?
Ne ju udhëheqim dhe ju këshillojmë në të gjitha aspektet e këshillimit politik dhe gjatë angazhimit politik.
Së bashku me ju ne:
Ne ofrojmë poashtu trajnime dhe workshope të pregaditura enkas për ju mbi ndikimin në proceset politike, avokimin, lobimin, networking dhe qeverisjen. Klientët tanë janë shoqatat tregtare, organizatat shoqërore dhe të ambientit si dhe organizatat qeveritare dhe joqeveritare.
Ne i këshillojmë komunat, autoritetet dhe institucionet lokale dhe kombëtare mbi procedurat për pjesëmarrjen e qytetarëve dhe pjesëmarrjen e shoqatave në projektet politike.
Do të jemi mëse të kënaqur ti pranojmë brengat tuaja në bisedën joformale dhe të ju ofrojmë një shërbim të pregaditur enkas për ju.