Zhvillimi dhe marketingu regjional si dhe planet mbi strukturën dhe përdorimin e tokës mund të jenë të suksesshme vetëm nëse janë të menaxhuara si detyra të përbashkëta të autoriteteve në bashkëpunim me ekonominë dhe shoqërinë vendore.
Procesi nga zanafilla deri në implementim i projekteve të reja zhvillimore regjionale dhe hapsinore është zakonisht shumë i komplikuar. Interesat e ndryshme dhe ato kundërshtuese shumë shpesh diktojnë procesin e planifikimit. Fuqia jonë qëndron në sjelljen e përbashkët të interesave të akterëve të ndryshëm. Prandaj ne angazhohemi që të sigurojmë që aktorët kyç dhe popullata të jenë entuziast lidhur me projektin përkatës. Shërbimi ynë është përpilimi i koncepteve që janë të afta të fitojnë shumicën por që synojnë vizionin e zgjidhjeve me mirëkuptim.
Ne ofrojmë përkrahje me rastin e sigurimit të pjesëmarrjes në proceset e planifikimin hapësinor apo në rastin e uljes së konflikteve gjatë përdorimit të tokës. Ne sjellim qartësime mbi kushtet kornizë ekonomike dhe bujqësore si dhe çështjet e ambientit. Mëtutje ne i elaborojmë konceptet mbi marketingun regjional.
Në emrin tuaj ne
Ne lehtësojmë pjesëmarrjen e popullatës dhe grupeve të interest që të sigurojmë projekt me pikëpamje të gjera.
Në sferën e zhvillimit regjional ne sjellim ekspertizë të veçantë në çështjet në vazhdim: Promovimin ekonomik, bujqësi dhe në mbrojtjen e ambientit.
Rrjeti ynë na lejon në çdo kohë ti thërrasim ekspertët e duhur. Diskutoni me ne brengat tuaja dhe pyetni për një kuotim jodetyrues.